Më datë 07.11.2025 në orën 14:00, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Gostivar në lagjen “Fazaneira 2” në Gostivar, kanë privuar nga liria personin A.K.(28) nga Gostivari. Në orën 12:35, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Gostivar, duke vepruar me urdhër të gjykatës, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të J.K.(33). Gjatë kontrollit, J.K. nuk ishte në shtëpi, por aty u gjet vëllai i tij A.K.. Gjatë bastisjes, janë gjetur marihuanë, një peshore digjitale dhe para. A.K. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do të bëhet një kallëzim përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume