Në Qeveri u nënshkruan kontratat e programit “Vetëpunësim 2025”, ku nga 6.045 aplikime u përzgjodhën 2.545 qytetarë. Programi mbështetet me një fond rekord prej 25 milionë euro, dyfish më shumë se vitin e kaluar.

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, vuri në dukje rëndësinë e sipërmarrësve të rinj për zhvillimin ekonomik lokal.

“I përgëzojmë të gjithë ata që sot nisin një rrugëtim të ri biznesi. Energjia e sipërmarrësve të rinj e çon vendin përpara,” tha Durmishi.

Ai theksoi se në vitin 2026 të rinjtë do të marrin edhe mbështetje shtesë për integrim më të shpejtë në tregun e punës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume