Dyshohet për fshehje tatimi prej mbi 4.7 milionë denarësh, kallëzim penal ndaj pronarit të një kompanie
SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër N.T. (58) dhe një personi juridik për veprën penale “fshehje e tatimit”.
Sipas Policisë, dëmi i dyshuar ndaj buxhetit arrin në 4.787.025 denarë nga mosllogaritja e rregullt e TVSH-së.