Më 19.11.2025, rreth orës 20:40, në rrugën rajonale Tetovë–Shkup, në nyjen e Grupçinit, punonjësit e policisë nga Departamenti Policor Grupçin ndaluan dy të mitur, të moshës 15 dhe 16 vjeç, nga fshati Grupçin.

Siç njofton TetovaSot, gjatë kontrollit të automjetit të tipit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, me të cilin ata po udhëtonin, si dhe gjatë kontrollit personal, u gjet dhe u konfiskua marihuanë.

Të miturit u ndaluan në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ndërmerren parashtresat përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume