Më datë 06 nëntor 2025, rreth orës 18:20, në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar A.D. (39) nga Republika e Shqipërisë.

Sipas informacioneve zyrtare, ai ishte sjellë në spital për t’i dhënë ndihmë mjekësore, por më pas ka prishur rendin dhe qetësinë publike, duke refuzuar t’i ofrohet ndihma nga personeli shëndetësor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse, njofton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume