Më 21 nëntor 2025, rreth orës 19:45, në NJPB Gostivar është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Kej Vëllazërim-Bashkim” në Gostivar.

Sipas të dhënave, automjeti “Volkswagen Sharan” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga Xh.M. (63) nga fshati Turçan i Vogël, ka goditur këmbësorin P.P. (76) nga Gostivari.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar nga mjekët e Qendrës së Urgjencës në Gostivar.

Me urdhër të prokurorit publik, ekipi hetimor i NJPB Gostivar ka kryer ekspertizë në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume