Ne vazhdim po ju sjellim statusin e z.Bajram Ramadan Asipi, i cili mirenjohje dhe respekt ketij humanisti te madh nga fshati Sllupçan:

Haxhi Jusufi, pensionist, ka ardhë nja 2 javë në pushim prej Zvicre. Dy ditë me radhë, sot dhe dje e ka pastru detajisht shetitoren te pishat mbi Sllupçan, 22 thasë mbeturina.

Mirë be , ju që po vini e rrini e pushoni, e bëni flija hani e pini, a mirrni vesh a jo, pse more hedhni pa lidhje bërlloqe aty ku pushoni. Hiç be njeri mos me pasë tru, ose me e pasë trurin sa të maces, e pastron vendin ku rrin. Vetëm dënimi, ska tjetër. Eu me u çmendë bre nga shumë njerëz të pa pikë ndërgjegje.

Faleminderit shumë haxhi Jusuf, Zoti të shpërbleftë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume