Kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha në Hajde Flasim në TV21 ka deklaruar se zgjedhjet e fundit lokale e nxorën Izet Mexhitin si lider të VLEN-it.

“Procesi në këto zgjedhje brenda VLEN-it nxori lider Izet Mexhitin. Jo se unë e them ose në bazë të votave. Ju e shihni prezencën e zotëri Mexhitit. Në të gjitha komunat ku ka pasur kandidat VLEN-i, pavarësisht të cilit partisë kanë qenë aktivisht ka punuar dhe e shihni prezencën e liderëve të tjerë, të cilët ishin të izoluar vetëm në disa disa tema”, tha Hoxha.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume