Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, gjatë vizitës së punës në Vjenë dhe pjesëmarrjes në programin ekzekutiv të trajnimit “Gratë Udhëheqëse – Evropa Juglindore dhe Deti i Zi/Kaukazi i Jugut 2026”, u takua me studentët e Akademisë Diplomatike të Vjenës dhe mbajti një ligjëratë para tyre.
Në një diskutim të hapur me diplomatët e ardhshëm, Bozhinovska prezantoi gjendjen dhe prioritetet në sektorin energjetik të Maqedonisë, projektet strategjike për diversifikimin e burimeve dhe modernizimin e infrastrukturës, si dhe aktivitetet për forcimin e pavarësisë energjetike dhe sigurisë së furnizimit. Studentët patën mundësinë të bënin pyetje dhe të njiheshin nga afër me sfidat e hartimit dhe zbatimit të politikave energjetike, si dhe me lidhjen e tyre me zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Në kuadër të programit, ministrja mori pjesë edhe në sesionin “Diplomacia digjitale”, kushtuar përdorimit të mjeteve digjitale në marrëdhëniet diplomatike bashkëkohore dhe komunikimin ndërkombëtar.
Gjatë vizitës në Vjenë, Bozhinovska zhvilloi edhe një takim në Ministrinë Federale të Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, me synim ruajtjen e dialogut institucional dhe forcimin e bashkëpunimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume