Një grua, të ciën i fejuari i saj tentoi ta vriste dje në Fushë Kosovë, ndodhet në gjendje stabile tani, thanë në QKUK.

Viktima u dërgua për t’u operuar në QKUK, për shkak të gjendjes së rëndë.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha se gjendja e saj tani është stabilizuar.

“Pacientja në Mjekim Intensiv Qendror ndodhet në gjendje stabile. Mbrëmë është trajtuar në Qendren Emergjente, ku ekipet kujdestare të Anestezionit dhe Kirurgjisë Abdominale kanë kryer intervenimin në sallat operative. Pas trajtimit fillestar, ai është dërguar në MIQ për kujdes dhe trajtim të mëtejshëm”, deklaroi ai për Klankosova

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume