Më 21.11.2025 në Shkup, nëpunës policorë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kanë privuar nga liria T.B. (24) nga Republika e Turqisë, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli-Turqi për veprën penale “mashtrim bankar”.

I arrestuari u nxorr para Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, ku iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Më pas ai u transferua në INP Burgu – Shkup, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume