Më 19.11.2025, rreth orës 14:00, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë arrestuar M.K. (58) nga fshati Bellovisht i Gostivarit.
Sipas raportimit të TetovaSot, ndaj tij kishte një urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti, për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.
I arrestuari është dërguar në Burgu e Tetovës për të vijuar vuajtjen e dënimit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume