SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal ndaj M.E. (43) nga Shtipi, i dyshuar për veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas raportit policor, më 24 shtator 2025, në fshatin Luboten, i denoncuari kishte ndezur zjarr në oborrin e shtëpisë familjare dhe ishte larguar pa e lokalizuar atë. Si pasojë, zjarri ishte rindezur duke përfshirë dy dhoma në bodrumin e shtëpisë së të njëjtit person, si dhe pjesë të dy shtëpive fqinje, garazhin dhe rreth pesë hektarë bimësi, përfshirë pyllin dhe barin e thatë.

Rasti është dokumentuar dhe materialet janë dorëzuar për procedurë të mëtejshme.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume