Isen Shabani reagon: Mandatin nuk e jep Qeveria, e jep populli! 11 janari po vjen dhe populli do të flasë edhe më fuqishëm
Kandidati i AKI-së për Komunën e Vrapçishtit dhe kryetari aktual, Isen Shabani, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për emërimin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të komunës.
Shabani vlerëson se vendosja e një “të besuari të Qeverisë” nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e qytetarëve të Vrapçishtit, duke theksuar se legjitimiteti buron vetëm nga populli, njofton TS.
“Vullnetin e popullit nuk mund ta zëvendësojë askush. 11 janari po vjen dhe populli do të flasë edhe më fuqishëm. Sepse mandatin nuk e jep Qeveria, e jep POPULLI!”, deklaroi ai.
Shabani mbetet i bindur se zgjedhjet e ardhshme do të konfirmojnë përkrahjen e qytetarëve për drejtimin e ri të komunës.
Mgid