Një 27-vjeçar nga fshati Gradec i Gostivarit, me inicialet K.A., ka denoncuar në SPB Tetovë se është kërcënuar bashkë me një shok të tij nga një person në rrugën “168” në Tetovë.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa një person tjetër ka filmuar incidentin me telefon celular.

Policia ka konfirmuar se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, si dhe për identifikimin e të përfshirëve.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume