Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e 100% të votave në zgjedhjet lokale të Dibrës.

Sipas rezultateve përfundimtare, Fisnik Mela nga Koalicioni Vlen ka dalë fitues me 4.362 vota, ose 52,46% të votave, duke mposhtur kandidatin e pavarur Ramadan Imeri, i cili ka marrë 3.671 vota, ose 44,15%.

Garë e zhvilluar me intensitet të lartë, ku dy kandidatët kryesorë kishin mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët, përfundoi me një diferencë të qartë, por ende të konsiderueshme mes tyre, njofton TS.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume