Bayer Leverkuseni e ka befasuar Manchester Cityn, duke fituar në “Etihad Stadium”.
Leverkuseni i Kasper Hjulmand mori fitore të madhe ndaj Cityt, duke triumfuar me shifrat prej 2-0 si mysafir.
Alejandro Grimaldo shënoi golin e parë për mysafirët në minutën e 23-të të ndeshjes.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, teksa Leverkuseni shënoi edhe një herë në të dytën.
Ishte Patrik Schick që shënoi në minutën e 54-të.
Deri në fund nuk ndryshoi agjë dhe Leverkuseni mori pikët e plota.
Pas kësaj fitoreje, klubi gjerman ka tetë pikë, teksa City mbetet në dhjetë pikë.
Mgid