Mickoski: E ardhmja e Maqedonisë është në BE, do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta realizuar këtë qëllim strategjik, por kjo duhet të ndodhë pa standarde të dyfishta
Kryeministri, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjejeve të deputetëve lidhur me raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit dhe për hapat e ndërmarra drejt integrimeve evropiane, theksoi kushtet specifike për Maqedoninë, bilateralizimin e rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, iu rikthye sjelljes së qeverive të kaluara dhe kushteve të pranuara disa herë jashtë kritereve të Kopenhagës, por gjithashtu përmendi edhe masat konkrete të ndërmarra gjatë kësaj periudhe të përmendura në raportin e KE-së.
Ai gjithashtu thesoi se ky qëndrim dhe vlerësimi nga ana e KE-së në raport nuk duhet të jetë arsye për euroskepticizëm, as nuk duhet të jetë model për përmbushjen e gjithçkaje që është vendosur në tryezë pa pasur garanci se asgjë tjetër, përveç kritereve të vendosura, nuk do ta pengojë rrugën drejt BE-së.
-Asnjë në Kuvend nuk duhet të ketë dilemë se e ardhmja e Maqedonisë është në kuadër të BE-së. Sigurisht, qasja për ta arritur këtë qëllim është e ndryshme. Qeveria e kaluar kishte një qasje se duke nënshkruar dhe pranuar gjithçka që u vihej në tryezë, do t’u faleshin krimi dhe korrupsioni dhe gjithçka tjetër që ishte shenja dalluese e qeverisjes së tyre, dhe se nëse vendosnin nënshkrimin në çdo dokument të vendosur mbi tavolinë, dikush në mënyrë magjike do t’i linte në pushtet dhe ata do të vazhdonin të vidhnin qytetarët dhe shtetin.
Por qytetarët zgjodhën vitin e kaluar në zgjedhje, duke treguar se në cilën rrugë dhe trajektore duhet të ecë shteti, dhe ajo është trajektorja e drejtësisë, punës së ndershme sipas ligjit dhe punës që jep rezultate për qytetarët. Dhe këtu kjo Qeveri nuk bën dallime mes qytetarëve, as sipas përkatësisë etnike, fetare apo politike, dhe do të vazhdojë të funksionojë në këtë mënyrë.
Qëllimi ynë i përbashkët është të bëhemë pjesë e BE-së. Për këtë, duhet të përfundojmë negociatat, por para se t’i përfundojmë, duhet t’i fillojmë. Shumë herë deri tani, funksionarë të lartë të qeverisë së kaluar, duke filluar nga kryeministrat e mëparshëm, na kanë thënë të pavërtetën, se i kemi filluar negociatat, se po negociojmë, se kanë një lajm të mirë, shpesh të shoqëruar me fotografi selfi nga aeroplanë, anije, apo ndonjë jaht nga deti Egje, duke thënë etj. gjoja, ja po udhëtojmë drejt Evropës, treni është i pandalshëm, se po mbërrijmë, ndërkohë që në thelb ndodhemi në të njëjtin vend ku ishim për fat të keq 25 vjet më parë. Në fillim.
Ne jemi rasti i vetëm që nuk mund të përparojmë, sepse kemi një bllokadë aktive, një veto aktive, për shkak të çështjeve bilaterale.
Fillimisht ishte mosmarrëveshja me fqinjin tonë jugor, mosmarrëveshja për emrin e shtetit, dhe në mënyrë që të gjithë e pamë, ndodhi ai ndryshim, ndërsa tani ka një ndryshim të ri të Kushtetutës, për të cilën qeveria e kaluar e suspendoi Parlamentin dhe pranoi diçka që nuk arriti ta realizojë, dhe tani kjo është pjesë e përfundimeve të Këshillit Evropian, që ne duhet ta bëjmë pa pasur një garanci të qartë dhe të parashikueshme se edhe nëse e bëjmë, nëse përfundojmë negociatat dhe gjithçka tjetër që duhet të përfundojmë, do të bëhemi pjesë e BE-së dhe se nuk do të ketë bllokada shtesë për shkak të çështjeve bilaterale.
U futën në atë aventurë, unë thashë cili ishte motivi i qeverisë së kaluar, theksoi Kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigjen e tij.
Kjo nuk është mënyra e të menduarit e kësaj Qeverie, përkundrazi, ne mendojmë krejt ndryshe, vazhdoi Mickoski.
Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta arritur dhe realizuar këtë qëllim strategjik, por kjo duhet të ndodhë pa standarde të dyfishta, të jetë në përputhje me kriteret e Kopenhagës dhe duhet të kemi një rrugë me dy kahje. Rruga nuk mund të jetë njëkahëshe, sepse për shkak të qëllimit evropian dhe integrimeve evropiane, qytetarët e Maqedonisë kanë bërë shumë lëshime në të kaluarën, duke filluar nga ndryshimi i banknotave, ndryshimi i flamurit, më pas ndryshimi i emrit, Kushtetutën disa herë, ishte decid Mickoski.