Është një nder i madh për mua që sot të flas në këtë konferencë të rëndësishme, e cila i është kushtuar një prej temave më kritike të kohës sonë – kërcënimet hibride dhe të informacionit. Kërcënime që nuk i shohim, por i ndjejmë; që nuk shpërthejnë, por mund të shkatërrojnë; që shfaqen pa uniforma, por kanë një qëllim të qartë – të minojnë besimin, të dobësojnë demokracinë dhe të dëmtojnë sistemin shtetëror.

Jetojmë në në kohë kur lufta zhvillohet me fjalë, me manipulim, me të vërteta të montuara dhe me dyshim të imponuar me saktësi. Sot, fushatat e dezinformatave nuk janë vetëm një problem mediatik, por një sfidë sigurie me pasoja strategjike. Kjo është fusha e re e betejës së demokracinë.

Prandaj këtë konferencë e shoh jo vetëm si një debat shkencor, por si një alarm të vërtetë dhe nevojë për një zgjim sistematik.

Ka pasur përparim në një periudhë të shkurtër, por mund të bëhet më shumë.

Gjatë përgatitjeve për këtë konferencë, institucionet ngritën çështje të rëndësishme:

Kemi trajnime, por jo të mjaftueshme.
Po, ka njohuri, por nevojitet një memorie institucionale.
Po, ka vetëdijesim, por nuk ka burime të mjaftueshme.

Realiteti është se shteti duhet të ndërtojë një sistem të qëndrueshëm dhe jo vetëm përgjigje të përkohshme.

Interesi ynë kombëtar është i qartë: të ndërtojmë një shtet që identifikon, analizon dhe i përgjigjet kërcënimeve hibride dhe të informacionit në mënyrë të koordinuar, në mënyrë të shpejtë dhe profesionale.

Ka kaluar koha kur me ndryshimin e një drejtori humbte edhe njohuria.

Ne do të zbatojmë procedura të detyrueshme, metodologji, baza të dhënash dhe standarde, në mënyrë që të mos ketë më ‘zbrazëtira’ në sistem që të mos ketë varësi nga individë të veçantë.

Planifikojmë trajnime të vazhdueshme për nëpunësit në të gjitha institucionet, programe të specializuara për MPB-në, MB-në, Platformën kombëtare për siguri, administratën publike dhe pushtetin lokal, si dhe programe për aftësi mediatike dhe siguri digjitale për të rinjtë.

Asnjë shtet nuk mund të mbrohet pa njerëz të trajnuar.

Kërcënimet hibride nuk fitohen me heshtje, por me veprim të përbashkët.

Qeveria do të hapë një platformë për bashkëpunim të rregullt me:
– qendrat kërkimore,
– universitetet,
– shoqatat mediatike,
– organizatat qytetare,
– dhe sektorin privat.”

Ky problem është tepër i madh që ta bartë vetëm një institucion.

Maqedonia do të ndërtojë një sistem, jo improvizime.

Vizioni ynë është i qartë.

Shtet që identifikon hershëm. Institucione që reagojnë shpejt. Nëpunës që do të veprojnë në mënyrë profesionale. Qytetarë që do t’i dallojnë manipulimet. Shoqëri që nuk do të jetë viktimë, por e fortë dhe rezistente.

Kjo nuk është punë për një konferencë për shtyp ose një mandat të vetëm. Kjo është një mision i përbashkët për të ardhmen e demokracisë sonë.

Të nderuar të pranishëm,

Kërcënimet hibride dhe të informacionit nuk sulmojnë vetëm sistemin, ato sulmojnë besimin mes nesh.

Dhe kur besimi zhduket, shteti bëhet i cenueshëm.

Detyra jonë është e qartë:

Ta rikthejmë besimin, të ndërtojmë institucione të forta dhe të krijojmë një sistem që nuk do të rrëzohet me goditjen e parë të një fushate dezinformimi.

Këtë herë nuk do të lejojmë improvizime.

Këtë herë ndërtojmë një shtet përgjegjës, që qëndron i fortë dhe që shikon përpara.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com