“Mickoski: VLEN nuk do të marrë një resor shtesë, i njëjti person do të jetë edhe zëvendëskryeministër edhe ministër.”
“Nuk do të ketë resorë të rinj, VREDI nuk do të marrë një person shtesë, i njëjti person do të jetë edhe zëvendëskryeministër edhe ministër”, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me plotësimin e resorëve të liruara pas largimit të Izet Mexhitit për të marrë postin e kryetarit të Komunës së Çairit, duke pasur parasysh se ai ishte edhe zëvendëskryeministër i parë edhe ministër i Mjedisit Jetësor.
“Mund të them se këtë javë do të dihen emrat. Por ajo që është e sigurt është se partitë politike që e përbëjnë koalicionin VLEN do t’i mbajnë ato resore, ato portofolë që deri tani i kishin në Qeveri. Pra, këtu nuk do të ketë ndryshime shtesë, nuk do të ketë sektorë shtesë. Kjo është e dakorduar në kuadër të koalicionit tonë të përbashkët,” tha Mickoski.
Lidhur me emrat, ai theksoi se pret t’i dorëzojë të hënën, pasi të jenë kristalizuar, por shtoi se bëhet fjalë për emrat që, më pak a më shumë, qarkullojnë në opinion.