Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell.

Në male dhe vende më të larta do të bjerë borë e lehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 5 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 5 deri në 11 gradë.

Në Shkup, pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare veriore.

Temperatura minimale do të bjerë në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 8 gradë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume