Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pasditen e sotme, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Bruksel, realizoi një takim me eurokomisaren për Zgjerim, Marta Kos.

“Në takim u konfirmua përkushtimi i fuqishëm i shtetit ndaj rrugës eurointegruese, vazhdimësia në proceset reformuese, si dhe miratimi i ligjeve që janë pjesë përbërëse e këtij procesi. Biseda ishte e fokusuar edhe në sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, njoftoi MPJ lidhur me takimin.

Eurokomisaria Kos e ka shprehur mbështetjen e saj për rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka përshëndetur vazhdimësinë në reformat dhe fokusin e Qeverisë pas zgjedhjeve lokale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume