Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu këmbëngul se nuk do të ketë shtet palestinez, edhe me çmimin e mosnormalizimit të marrëdhënieve me Arabinë Saudite, pasi një shtet i tillë do të përbënte “kërcënim ekzistencial për Izraelin”.

“Nuk do të ketë shtet palestinez. Shumë thjesht: ai nuk do të krijohet”, deklaroi kryeministri në një intervistë për kanalin “Abu Ali Express”.

I pyetur nga gazetari nëse kundërshtimi i tij vlen edhe nëse rrezikon normalizimin me Riadin, i cili kërkon një rrugë të besueshme drejt shtetësisë palestineze në këmbim të marrëdhënieve të tilla, Netanjahu u përgjigj:

Përgjigjja është: shtet palestinez nuk do të krijohet. Ai është një kërcënim ekzistencial për Izraelin, përcjell TS.

I pyetur se çfarë e ka penguar normalizimin me Arabinë Saudite, Netanjahu tha se lufta në Gaza e ka ngadalësuar procesin, por se “kushtet mund të krijohen” tani që lufta po i afrohet fundit.

– Por kushtet duhet të jenë të pranueshme për të dyja palët, kushte që janë të mira për të dyja palët. Unë di si të qëndroj fort pas kushteve tona thelbësore dhe të mos rrezikoj sigurinë tonë. Dhe nëse ky proces piqet më vonë, shumë mirë. Nëse jo, ne do të mbrojmë interesat tona jetike – shtoi ai./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com