Një banor i komunës Neuville-sur-Saine pranë Lyonit në Francë, ka zbuluar një thesar me shufra ari dhe monedha me vlerë afërsisht 700,000 euro teksa gërmonte në kopshtin e tij, raportojnë mediat vendase.

Sipas raportimeve, zbulimi përbëhet nga pesë lingota ari dhe monedha të shumta ari që ishin mbështjellë në një qese plastike. Për shkak numrave serialë në lingota, forcat e rendit përcaktuan se ari ishte prodhuar jo më shumë se 20 vjet më parë në një fabrikë në Lyon.

Autoritetet kanë zbuluar se pronari i mëparshëm i pronës, ku ishte fshehur thesari, ka ndërruar jetë, që do të thotë se identiteti i personit që fshehu arin mbetet i panjohur për autoritetet.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com