Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, tha se Lëvizja Vetëvendosje, e cila fitoi rreth 50% të votave në zgjedhjet parlamentare, ka “blerë vota”.

Ai tha në një lidhje direkte në Frontal në T7 se zgjedhjet s’ishin demokratike.

“Unë mendoj që Vetëvendosja i ka ble votat dhe me shantazhe, me blerje të votave, me gjithçka tjetër përpos… demokraci këtu era s’iu ka ardhë”.

Lushtaku tha se aktivistë të LVV-së “kanë shpërndarë para me thasë” në Skënderaj.

“Ka ble vota vëlla. Aktivistët e tij politikë edhe në Skënderaj kanë shpërndarë para me thasë. Kështu që, kjo është Vetëvendosja”, tha ai.

Lushtaku tha se megjithatë, rezultati “nuk ka qenë i pritshëm”.

“Nëse e shiqojmë punën, se çfarë ka bërë kjo qeveri për 6 vjet, këtu veç ndryshimtë Kosovës nuk ka. Ka përkeqësim të situatës, edhe ekonomike, por edhe në komunikimin mes qytetarëve”, tha ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume