Kostadinovskit i mbaron mandati, Gjykata Kushtetuese do të zgjedh kryetar të ri, kush do të zgjidhet?
Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të zgjedh kryetar të ri, pasi që kryetarit aktual Darko Kostadinovski i mbaron mandati dy-vjeçar.

Kostadinovskit, gjithashtu i mbaron mandati 8-vjeçar edhe si gjykatës më 11 janar, së bashku me gjyqtarin Osman Kadriu.
Në vend të tyre, presidentja Gordana Siljanovska Davkova duhet të propozojë dy emra të rinj. Ndërkohë në mars, do t’i mbarojë mandati i gjyqtarit edhe Naser Ajdarit./Alsat/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume