Një 32-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pas një denoncimi për dhunë në familje.
Sipas MPB-së, D.K. (32) dyshohet se në banesën e tij kishte sulmuar fizikisht nënën 64-vjeçare dhe kishte dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake.
Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot.