Policia ka zbardhur një përleshje fizike në një kazino në Shkup, në të cilën kanë marrë pjesë një 70-vjeçar dhe një 62-vjeçar.

“Më 04.11.2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup është raportuar se në një kazino në komunën Aerodrom është prishur rendi dhe qetësia publike për shkak të një përleshjeje fizike midis Z.P. (70) dhe F.S. (62), të dy nga Shkupi. Sipas raportit, paraprakisht F.S. e kishte sulmuar djalin e Z.P.”, njofton MPB-ja.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume