Më datë 05.11.2025, rreth orës 19:55, në fshatin Zhelinë të Tetovës, punonjës policorë nga Departamenti Policor Grupçin kanë privuar nga liria personin Xh.B. (37) nga Zhelina.

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, rreth orës 17:15, në rrugën rajonale Zhelinë–Shkup, ai së bashku me disa persona të tjerë kanë sulmuar fizikisht personin B.I. (33) dhe babanë e tij I.I. (53) nga fshati Strimnicë, të cilët në atë moment po kryenin detyra pune.

Gjatë incidentit, disa nga agresorët i kanë kërcënuar viktimat me armë zjarri dhe mjete metalike. Policia ka nisur masa për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzimi përkatës, njofton TetovaSot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume