SPB Shkup njofton se më 21.11.2025, në ora 07:50, Klinika e Nefrologjisë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” raportoi për vdekjen e një pacienti migrant.

Sipas raportit, më 20.11.2025, në ora 00:16, në klinikë ishte sjellë për ndihmë mjekësore L.Sh. (41). Pavarësisht trajtimit, pacienti ka ndërruar jetë më 21.11.2025, në ora 06:48.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e vdekjes.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume