Gjatë datave 07 dhe 08 nëntor 2025, në lokacione të ndryshme të Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria disa persona për posedim të lëndëve narkotike informon Tetovasot.

Të arrestuar janë:

A.J. (38) nga Kumanova,

F.S. (28) nga Koçani,

si dhe B.A. (24), M.R. (18), P.GJ. (20), M.J. (28), M.E. (31), A.P. (26) dhe një i mitur 16-vjeçar, të gjithë nga Shkupi.

Gjatë kontrolleve, tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një substancë pluhur e bardhë.

Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të arrestuar do të ngrihen parashtresat përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume