Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me Delegacionin e Institutit Demokratik
Nacional (NDI), të udhëhequr nga drejtori rajonal i NDI-së për Evropën dhe Euroazinë, Skot
Bejts.
Në përbërje të Delegacionit ishin Nada Mazukina, zëvendësdrejtoreshë rajonale e NDI-së
për Evropën dhe Euroazinë; Robert Skot Hejzlet, drejtor i NDI-së për Maqedoninë e Veriut;
dhe Dejvid Sip, udhëheqës i ekipit të Projektit të NDI-së “Komunitete me Integritet”.

Gashi e uroi drejtorin e sapoemëruar të NDI-së për Evropën dhe Euroazinë, Skot Bejts, për
funksionin e tij të ri dhe i dëshiroi shumë suksese në punën dhe bashkëpunimin e tij në
shumë projekte.
Gjithashtu, shprehu mirënjohje të madhe për NDI-në për mbështetjen e parezervë që i ka
ofruar Kuvendit, duke theksuar se të gjitha aktivitetet e NDI-së janë në favor të forcimit të
proceseve demokratike në vend.
Kryetari Gashi theksoi angazhimin e tij për rritjen e transparencës së Kuvendit me qëllim që
t'i sjellë qytetarët më afër Dhomës Ligjvënëse dhe të forcojë besimin në institucion.
Bejts theksoi se projektet e suksesshme të arritura janë rezultat i gatishmërisë së
demonstruar për bashkëpunim dhe la derën hapur për thellim të bashkëpunimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume