SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër M.M. (29) nga fshati Çelopek, rrethina e Tetovës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave në fushën e sigurisë”.

Sipas njoftimit, më 14.10.2025, në Qendrën e Urgjencës në Tetovë, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një mjek dhe një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare.

Rasti është dokumentuar dhe materialet janë dorëzuar për procedurë të mëtejshme.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume