Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë kryetarin e sapozgjedhur të bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, në një takim që të dy e përshkruan si produktiv.

Takimi paraqet një kthesë dramatike në krahasim me retorikën e mëparshme të Trump, i cili e kishte quajtur Mamdanin – një socialist demokrat – të çmendur dhe komunist, transmeton TS.

Toni miqësor mes dy politikanëve i befasoi shumë njerëz, duke pasur parasysh se Trump për muaj me radhë e kishte sulmuar ashpër Mamdanin dhe madje i kishte bërë thirrje votuesve të mbështesnin kundërshtarin e tij, ish-guvernatorin Andrew Cuomo. I pyetur për sulmet e tij të mëparshme, Trump i minimizoi ato, duke sugjeruar se Mamdani mund të impresionojë konservatorët.

Në një pyetje të gazetarit nëse mendonte se po qëndronte pranë një “xhihadisti”, pasi Mamdani e kishte quajtur në atë mënyrë kongresisten republikane Elise Stefanik, Trump u përgjigj vendosmërisht: “Jo, jo… U takova me një njeri që është shumë racional. U takova me një njeri që vërtet dëshiron ta shohë Nju Jorkun sërish të madh.”

Pyetje: “A po pohoni se mendoni që Presidenti Trump është fashist?”

@ZohranKMamdani: “Kam folur për këtë.”

Presidenti Trump: “Nuk ka problem. Mund të thuash thjesht po.”

Mamdani: “Mirë. Dakord.”

Trump: “Është më e lehtë sesa ta shpjegosh. Nuk e kam problem.”

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com