Marrja e Pokrovskut është kthyer në sfidën kryesore të Rusisë, teksa tenton të zaptojë territorin që i ka mbetur ushtrisë ukrainase në rajonin e Donjeckut.

Ky qytet, kyç për transport dhe logjistikë, është në rrezik rrethimi nga ushtarët rusë.

Në tentim e sipër për ta ruajtur qytetin, Ukraina ka dërguar forca speciale, por nuk dihet nëse kjo masë do të jetë e mjaftueshme për ta parandaluar rënien e qytetit në duart ruse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume