Një grua 43-vjeçare ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar pas marrjes së një infuzioni në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë.

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj, gruaja ishte paraqitur për të kërkuar ndihmë mjekësore së bashku me bashkëshortin e saj, me ankesë për një akne në fytyrë.

Pas vlerësimit nga personeli shëndetësor, asaj i ishte rekomanduar marrja e një infuzioni.

Sipas po të njëjtave burime, pasi kishte përfunduar infuzionin, gjendja e saj ishte përkeqësuar, për çka ishte nisur drejt Spitalit Rajonal të Pejës.

Ndërkaq, sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 13:45.

Me të arritur në Spitalin Rajonal të Pejës, mjekët kanë konstatuar se gruaja ishte pa shenja jete.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume