Më 25.11.2025, në orën 13:00, në SPB Shkup, një 37-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se më 24.11.2025, rreth orës 19:30, në zonën e Gjorçe Petrovit, vajza e saj 15-vjeçare është futur me forcë në një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit nga ish-partneri i saj, I.J. (22).

Sipas kallëzimit, i dyshuari në atë moment e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar vajzën e mitur.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa pritet ngritja e kallëzimit përkatës, njofton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume