Forca Ajrore shqiptare i është përgjigjur një thirrjeje urgjente për ndihmë, duke shpëtuar një shtetas nga Kosova që ishte pickuar nga një gjarpër helmues i llojit nepërkë, në zonën malore të Currajve të Epërm, në Tropojë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 të ditës së djeshme, në një terren të vështirë malor, në shtegun midis Currajve të Poshtëm dhe Currajve të Epërm, rreth 1 kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve.

Pas marrjes së njoftimit nga Ekipi i Kërkim–Shpëtimit të Kosovës, Forca Ajrore shqiptare u bashkua me autoritetet vendore për realizimin e operacionit të shpëtimit ajror.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, i plagosuri u transportua me helikopter drejt spitalit të Bajram Currit, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume