Më 13.11.2026, në ora 21:00, në Zhelinë të Tetovës, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria personin Z.Xh. (53) nga i njëjti fshat. Ai dyshohet se rreth orës 13:40 në atarin e f. Zhelinë, me një automjet pasagjerësh “Ford” pa targa regjistrimi, të cilin e ka drejtuar dhe që ka qenë i ngarkuar me dru zjarri, nuk është ndalur në shenjën e dhënë nga pjesëtarët e Policisë Pyjore, por e ka rritur shpejtësinë dhe me automjet është përpjekur të godasë një polic pyjor, pas së cilës është larguar. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume