"Ballkani i lidhur – Evropë më e fortë: Interkonektori Maqedoni-Serbi ecën përpara me ritme të përshpejtuara“
Një delegacion maqedonas, i udhëhequr nga ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve
Minerale Sanja Bozihnovska, së bashku me ekipin nga Sektori i Naftës dhe Gazit të Ministrisë
dhe drejtues nga Nomagas, MEMO dhe MEPSO, qëndroi në Beograd me ftesë të ministrit serb të
Minierave dhe Energjisë.
Pjesë e delegacionit ishin edhe drejtori i Nomagas, z. Nedim Rama, zëvendësdrejtori i MEPSO-
së, z. Aleksandar Paunovski, drejtori i MEMO, z. Zoran Gjorgjievski dhe shefi i sektorit të naftës
dhe gazit në MERMS, z. Goran Nikolovski. Fokusi kryesor i vizitës ishte realizimi i përshpejtuar
i interkonektorit të gazit midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë – një projekt me rëndësi
strategjike për lidhjen rajonale dhe sigurinë afatgjatë energjetike.
Në takimin e punës u diskutuan për hapat kyç teknikë, financiarë dhe institucionalë të nevojshëm
për të vazhduar aktivitetet për ndërtimin e interkonektorit. Ky projekt infrastrukturor, me gjatësi
totale prej rreth 67 kilometrash (23 km) në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe 44 km në Serbi,
do të lidhë sistemet e gazit të dy vendeve – në anën maqedonase me një lidhje në Kleçvcë, dhe në
anën serbe me rrjetin kombëtar të gazsjellësit afër Vranjes.
Financimi i interkonektorit ka tërhequr gjithashtu interes nga Banka Botërore dhe bankat e tjera
komerciale, pasi është pjesë e një vizioni më të gjerë për një treg rajonal të integruar, të
diversifikuar dhe të sigurt të gazit.
Ministrja Sanja Bozhinovska theksoi se projekti po përparon në përputhje me dinamikën e
përcaktuar dhe të harmonizuar midis dy grupeve punuese.
"Interkonektori me Serbinë është projekti kyç që do të hapë vendin tonë ndaj burimeve të reja të
gazit dhe do të forcojë stabilitetin rajonal të energjisë. Por kjo është gjithashtu një nga lidhjet më
të rëndësishme infrastrukturore për të gjithë rajonin – e rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë e
Veriut dhe Serbinë, por për të gjithë Evropën. Kemi përfunduar studimet, një trasë të
harmonizuar dhe veprime të koordinuara që tashmë po zbatohen. Qëllimi ynë është që
interkonektori të bëhet realitet sa më shpejt të jetë e mundur, sepse çdo ditë është e rëndësishme
për sigurinë e qytetarëve dhe të ekonomisë", theksoi Bozhinovska.
Nga ana e saj, ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Handanoviq Đuroviq, theksoi
rëndësinë e një vizioni të përbashkët rajonal:
„Interkonektori i gazit me Maqedoninë e Veriut është një projekt që ka rëndësi përtej kufijve
tanë. Është pjesë e një vizioni për një rajon që është i lidhur me energjinë, i qëndrueshëm dhe në
përputhje me qëllimet evropiane. Bashkëpunimi me ministren Bozhinovska dhe ekipin
maqedonas është intensiv dhe konstruktiv. Me mbështetjen e Transport Gas Serbia dhe Nomagas,
ne do të krijojmë një bosht të ri energjetik të stabilitetit midis dy vendeve. U dakorduam për
takime intensive të rregullta, me qëllim që interkonektori të bëhet realitet sa më shpejt."
Dinamika e pritshme dhe hapat e ardhshëm
Të dy delegacionet konfirmuan përkushtimin e plotë për koordinim intensiv dhe përmbushjen në
kohë të të gjitha angazhimeve. Sipas dinamikës së harmonizuar:
Ndërtimi i interkonektorit pritet të përfundojë gjatë vitit 2027.
Në vitin 2028, pritet që përmes gazësjellsit të ri të kalojë gazi i parë.
Interkonektori synon gjithashtu të jetë teknikisht i gatshëm për transportin e ardhshëm të
hidrogjenit, në përputhje me objektivat afatgjata energjetike europiane dhe politikat e
gjelbra.
Në fund të takimit, u konfirmua angazhimi i përbashkët për koordinim të fortë institucional dhe
teknik me një qëllim të qartë – interkonektori i gazit Maqedonia e Veriut – Serbia të bëhet një
lidhje energjetike funksionale, moderne dhe e sigurt që do të sigurojë më shumë siguri,
diversifikim dhe integrim rajonal më të madh, në interes të qytetarëve, ekonomisë dhe të gjithë
rajonit.

