Edhe pse nuk është pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, Adem Avziu ka uruar kryetarin e partisë, z. Ali Ahmeti, për rizgjedhjen në krye të BDI-së, si dhe kryesinë e re.
Në mesazhin e tij urues, Avziu ka shprehur mbështetje dhe urime për udhëheqjen e re të partisë. “Urime kryetarit tonë z. Ali Ahmeti për rizgjedhjen! Gjithashtu, urime për zgjedhjen e kryesisë së re, shëndet, unitet dhe suksese të vazhdueshme në të ardhmen, në shërbim të qëllimeve dhe aspiratave të përbashkëta”, ka shkruar Adem Avziu duke lënë mesazhin se BDI është parti unifikuese pavarsisht dallimeve brenda saj.
Urimi i tij vjen në kohën kur BDI ka zgjedhur strukturat e reja drejtuese në kongresin e saj të V.
Ndryshe Ali Ahmeti në kongresin e V ka ndryshuar mbi 80 % të partisë duke zëvendësuar gati të gjithë strukturën e më parshme me njerëz zë rinj.