Federata e Futbollit e Kosovës po e mbanë sonte ceremoninë e “Lauretëve të Vitit 2025”.

Në këtë ceremoni, FFK-ja ndanë çmimet kryesore në futbollin e Kosovës.

Çmimi për referin më të mirë të vitit shkon për Alban Shalën.

“Çmimi Referi më i Mirë 2025 i Federatës së Futbollit të Kosovës i ndahet Alban Shala, për performancën e shkëlqyer, profesionalizmin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në drejtimin e ndeshjeve gjatë vitit 2025”, shkruan FFK-ja në “Facebook”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume