Një rast dhune mes nxënësve është denoncuar në Gostivar.
Sipas kallëzimit të bërë nga një 44-vjeçare nga fshati Zdunjë, djali i saj është sulmuar fizikisht nga një bashkënxënës në oborrin e një shkolle fillore në Gostivar.
Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes, raporton Tetovasot.