Një aksion i Sektorit për Luftimin e Tregtisë së Paligjshme me Drogë dhe Armë pranë SPB Tetovë ka përfunduar me arrestimin e dy të rinjve dhe sekuestrimin e një sasie marihuane.

Më 24 shtator 2026, rreth orës 20:25, janë privuar nga liria S.I. (20) nga fshati Lisec dhe R.XH. (20) nga Tetova, nën dyshimin për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i barnave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Pas urdhrit të gjykatës, policia ka bastisur shtëpinë dhe objektet ndihmëse të R.XH. në Tetovë, ku janë gjetur dhe konfiskuar tri paketime të mëdha dhe një qese najloni me marihuanë.

Dy të arrestuarit janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzimi përkatës penal, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume