Adnan Azizi u është përgjigjur analistëve të cilët kërkojnë që VLEN të bëhet me lider sa më parë. Azizi në një postim në Facebook shkruan se kjo çështje do të zgjidhet më mirë dhe më lehtë se sa duan, siç thotë, dashakëqijtë.

Ai gjithashtu thotë se analistët e tillë duan të fusin përçarje edhe në VLEN.

“Faleminderit për analistët e konsumuar, që duan të fusin përçarje edhe në VLEN, por kjo nuk kalon te ne. Le që nuk ia kanë haberin kush me cilën shoqatë është i lidhur, por edhe gjuhën e përçarjes e kanë shumë të cekët”.

“Ju siguroj se në VLEN edhe tema e liderit do të zgjidhet më lehtë e më mirë seç duan dashakëqinjtë”, ka shkruar Azizi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume