– Më 08.12.2025, rreth orës 10:15, në autostradën Shkup–Veles, afër nyjës së Ilindenit, automjeti “Volkswagen Passat” doli nga rruga. Të lënduar mbetën pesë persona nga Shkupi, njëri me lëndime të rënda. Inspektorati i SPB Shkup kreu ekspertizë në vendngjarje.
– Po të njëjtën ditë, në rrugën “Ferid Bajrami”, ndodhi aksident me tre automjete (“Shkoda”, “Audi” dhe “Citroen”). Një person 61-vjeçar pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa tre të tjerë morën lëndime të lehta.TS
Mgid