Më 18.12.2025, rreth orës 20:35, në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë, në bazë të një urdhri gjyqësor, kanë arrestuar personin S.A. (36) nga Tetova.
I arrestuari ishte i kërkuar me fletarrest për vuajtje të dënimit me burg për veprën penale “vjedhje”, sipas nenit 235 të Kodit Penal.
Pas arrestimit, S.A. është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues, Burgu i Tetovës, për vuajtjen e dënimit.TS