Tetovë, 27 dhjetor – Zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria A.M. (44) nga Tetova, i dyshuar për sulm fizik raporton Tetovasot .

Sipas policisë, rreth orës 01:00 pas mesnate, para një objekti hotelierik në fshatin Bërvenicë, A.M. së bashku me disa persona të tjerë kanë sulmuar fizikisht G.S. (48) nga Bërvenica, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lëndimet janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume