Një 29-vjeçare nga Durrësi është arrestuar nga policia, pasi ka aksidentuar me automjet një 69-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

“Është arrestuar 29-vjeçarja Xh.Ç., banues në Durrës, pasi, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur një biçikletë me drejtues shtetasin R.B., 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume