Kandidati i VLEN-it për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta, deklaroi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se kundërkandidati i tij, Valbon Limani, nuk është i gatshëm të udhëheqë komunën pasi është nën ndikimin e mentorit të tij, Arben Taravari.

“Unë mendoj se për demokracinë do të ishte shumë produktive që z. Limani të debatonte drejtpërdrejt me mua për të mirën e qytetit të Gostivarit. Por ai nuk guxon, sepse mentori i tij, Arben Taravari, nuk e lejon. Ky djalë nuk është për kryetar, sepse është nën hijen e Taravarit. Mësuesin e ka shumë të keq. Taravari ka bërë krim, nuk ka bërë korrupsion. Korrupsioni është gjë e lehtë, por krimi është më i rëndë,” deklaroi Bejta.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume